1. Kryefaqja
  2. Termat dhe Kushtet e Porosisë

Termat dhe Kushtet e Porosisë

Ju lutem lexoni me kujdes përpara se të dërgoni porosinë.

Termat & Kushtet
Pranimi i porosisë

Duke dërguar një porosi në këtë faqe, ju konfirmoni që të dhënat e dhëna (emri, telefoni, adresa) janë të sakta dhe pranoni këto terma e kushte.

Çmimet dhe pagesa

Çmimet e shfaqura janë në Lekë (L) dhe përfshijnë TVSH-në kur aplikohet. Pagesa bëhet zakonisht me para në dorë (cash) në momentin e dorëzimit, përveç rasteve kur bihet dakord ndryshe me ekipin tonë.

Transporti
  • Kostoja e transportit llogaritet automatikisht në shportë dhe i shtohet totalit të porosisë.
  • Disa produkte (të mëdha ose speciale) kërkojnë transport të dedikuar — në këtë rast do të kontaktoheni nga ekipi ynë (ose ftoheni të na kontaktoni në WhatsApp) për të organizuar dërgesën dhe koston përfundimtare.
  • Afatet e dërgesës jepen në faqen e Politikës së Transportit.
Ndryshimi ose anulimi i porosisë

Na kontaktoni sa më shpejt në telefon ose WhatsApp nëse dëshironi të ndryshoni ose anuloni një porosi — përpunimi i shpejtë i porosive mund ta bëjë këtë të pamundur pas një pike të caktuar.

Kthimet

Kushtet e kthimit ose zëvendësimit të produkteve përshkruhen në faqen e Politikës së Kthimit.

Kontakt

Për çdo pyetje rreth kësaj porosie ose termave të mësipërm, na kontaktoni në WhatsApp ose telefon.