Lëvizje & Transferim
Nënkategoritë
3
Produktet
11
Kjo kategori përfshin pajisje që ndihmojnë lëvizjen e pavarur ose gjysmë të pavarur (paterica, ecëse) dhe pajisje që lehtësojnë transferimin e sigurt të një personi me lëvizshmëri të kufizuar (p.sh. nga shtrati te karriga me rrota). Janë produkte që synojnë të reduktojnë rrezikun e rrëzimit dhe të lehtësojnë përpjekjen fizike si për përdoruesin ashtu edhe për kujdestarin.
Zgjedhja e pajisjes varet nga shkalla e mbështetjes që i nevojitet personit: dikush që ka nevojë vetëm për balancim shtesë mund të mjaftohet me një bastun apo paterica të thjeshta, ndërsa dikush me lëvizshmëri më të kufizuar mund të ketë nevojë për ecëse me mbështetje më të gjerë ose pajisje dedikuara transferimi.
Nëse s'jeni i sigurt çfarë ju nevojitet, na shkruani në WhatsApp me një përshkrim të shkurtër të situatës — ju drejtojmë drejt produktit të përshtatshëm. Dërgesa bëhet në të gjithë Shqipërinë, me pagesë cash në dorëzim.

Pyetje të shpeshta
Si zgjedh midis bastunit dhe patericave?
Bastuni ofron mbështetje të lehtë shtesë për balancim; patericat japin mbështetje më të fortë dhe përdoren kur nevojitet të hiqet pesha plotësisht nga një këmbë. Zgjedhja varet nga rekomandimi i mjekut ose fizioterapistit.
A janë të rregullueshme në lartësi ecëset dhe patericat?
Shumica e modeleve janë të rregullueshme — detajet specifike i gjeni te faqja e secilit produkt. Na kontaktoni nëse ju duhet konfirmim para porosisë.
A bëni dërgesë jashtë Tiranës?
Po, dërgesa mbulon të gjithë Shqipërinë. Koha e saktë varet nga qyteti juaj — shihni Politikën e Transportit.